
NASA bën paralajmërim, një asteroid gjigand do të kalojë shumë afër Tokës
NASA, sipas një përditësimi, ka bërë një paralajmërim të fuqishëm për të shtunën që vjen.
Një asteroid pritet të kalojë shumë afër Tokës.
Asteroidi 2016 CZ31 ka një gjatësi prej 122 metrash dhe aktualisht është në rrugën e tij drejt planetit Tokë, nga ku pritet të kalojë rreth 2.8 milionë kilometra nga sipërfaqja e saj.
Distanca e afërt që do jetë mes asteroidit dhe Tokës, pritet të jetë në orën 02:02 të mëngjesit, ditën e shtunë.
Sipas “Newsweek” shpejtësia e këtij asteroidi është rreth 55,500 kilometra në orë, që është rreth 17 herë më e shpejtë se një plumb.
Asteroidi 2016 CZ31 nuk konsiderohet i rrezikshëm pasi gjatësia e tij nuk i kalon 150 metra.