
Naim Robelli: Të rinjtë e diasporës rikthehen për të dytin vit në Kosovë e Shqipëri
Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin çdo ditë largimin drejt vendeve të ndryshme të botës apo edhe lindin jashtë Shqipërie. Dinamika e re e migrimit tek shqiptarët e ka bërë të vështirë që prindërit t’ua kalojnë pasardhësve lidhjet me atdheun e tyre.Të shumtë janë at që prej vitesh nuk rikthehen apo ka dhe nga ata që nuk dinë asgjë rreth vendit të tyre. Tashmë për t ka edhe një program të posaçëm, i cili ka lindur nga nevoja për t’u dhënë të rinjve në diasporë mundësinë për të zbuluar rrënjët e tyre. Naim Robelli pjesë e programit për rikthimin e të rinjve në atdhe, tregon për të gjithë mënyrën sesi ai po implementohet në vendin tonë.
“OriginAL do të thotë të gjesh rrënjët e tua, të gjesh origjinën shqiptare dhe është i dedikuar për të rinjtë e diasporës shqiptare nga mosha 18 vjeç deri në 24 vjeç”, u shpreh Krasniqi. Synimi kryesor është që të rinjve të diasporës t’iu mundësojë të vizitojnë vendet e tyre te origjinës Kosovën e Shqipërinë në mënyrë që të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare. Kështu ka ardhë edhe emri OriginAL – Albanian Origin.
Ky është viti i 2 qe po realizohet OriginAL dhe që synon të forcojë lidhjen e të rinjve të diasporës me vendet e të parëve të tyre, të forcojë identitetin e tyre shqiptar dhe t’i lidhë ata me moshatarët e tyre që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithçka për pjesëmarrësit është falas, mjafton të tregohet prejardhja shqiptare (të paktën e një prindi apo gjyshi shqiptar) për të pasur të drejtën e të qënurit pjesë.