Nador Bakalli, jeta në Toronto dhe angazhimi për votën e diasporës

Nador Bakalli i lindur dhe rritur ne Tirane, në vitin 2003 ai vendos të emigrojë në Kanada bashkë me familjen. Ai  ka kryer studimet e larta ne degën Commerce ne York University ne Toronto, Kanada. Në 15 vite të eksperiencës së punës në sektorin publik ne Kanada, 14 vjet prej tyre i ka shpenzuar në  sistemin e patentave, duke mbuluar role drejtuese, të cilat përfshijnë menaxhimin e disa prej qendrave të shërbimeve më të mëdha në provincën e Ontarios.

Për të nuk ka qenë një rrugëtim me vështirësi, pasi Kanadaja është një nga vendet më mikpritëse për të gjithë emigrantët dhe çdo vështirësi që lidhet me gjuhën apo ambientimin me një vend të huaj mund të tej kalohet lehtë. Përveç punës dhe momenteve të tij më kulminante në Kanada, ndër më të bukurat profesionalisht ai veçon gjithashtu momentin kur është bërë prind, gjë që i ka dhënë më tepër forcë për të vijuar këtë rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm.

Ai shërben gjithashtu në mënyrë vullnetare si aktivist i Lëvizjes Diaspora Për Shqipërinë e Lirë dhe është anëtar i kryesisë së saj. Prej vitesh është  pjesëtar i grupit te punës ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mundësimin e Votës së Diasporës, proces te cilin e ndjek tashmë prej vitesh.

Bashkë me lëvizjen Diaspora Për Shqipërinë e Lirë ata zhvillojnë aktivitete për të përmbushur qëllimet e tyre dhe së fundmi kanë bërë prezantimin e punës për realizimin e votës së diasporës si dhe rëndësinë e vendimit te Gjykatëse Kushtetuese ne lidhje me këtë proces.