AlbanianEnglish

Myslimanët humbin sfidën ligjore në Francë, çfarë ka ndodhur?

Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi ndalimin e rrobave të banjës burkini” të plota në pishinat publike të vendit, duke hedhur poshtë apelin nga Grenoble.

Autoritetet e qytetit të vogël nisën betejën ligjore me qeverinë, duke autorizuar lejimin e përdorimit të të gjitha rrobave të banjës, duke përfshirë edhe burkinit për gratë myslimane.

Por tashmë gjykata thotë se nuk mund të lejohen përjashtime selektive nga rregullat për të ‘kënaqur’ njerëzit lidhur me kërkesat fetare.

Mosmarrëveshja shkoi deri në Këshillin e Shtetit pasi një gjykatë lokale në Grenoble pezulloi ndalimin me arsyetimin se cënonte seriozisht parimin e neutralitetit në shërbimet publike.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin gjithashtu mori pjesë, duke e përshkruar politikën si një “provokim të papranueshëm” që ishte në kundërshtim me vlerat laike franceze.

Franca ka ligje strikte dhe çështja e shprehjes fetare përmes veshjes në vende publike është ndaluese.

Ndalimi i burkinit në pishinat shtetërore mbështetet gjithashtu në arsye higjienike. Meshkujt zakonisht janë të detyruar të veshin mbathje noti të ngushta – një tjetër rregull që Grenoble u përpoq ta përmbyste pa sukses duke lejuar pantallona të shkurtra noti më të gjata.

Burkini- Janë rroba banje me trup të plota që mbulojnë gjithçka përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve.

Emri është një përzierje e fjalëve “burka” dhe “bikini”

Ndryshe nga burkat, burkini e lë fytyrën të ekspozuar.

*Tibo News

You don't have permission to register