
Musk rikthen llogaritë e gazetarëve në Twitter
Musk riaktivizoi llogaritë në Twitter të disa gazetarëve që u pezulluan për një ditë… pas kritikave të ashpra nga zyrtarët qeveritarë, grupet e avokimit dhe organizatat e gazetarisë, pasi u përfol se Twitter po rrezikonte lirinë e shtypit.
Pezullimet erdhën nga një mosmarrëveshje për një llogari në Twitter të quajtur ElonJet, e cila gjurmonte avionin privat të Musk duke përdorur informacione të disponueshme publikisht.
Në një postim në Twitter të shtunën, Musk duke iu referuar një sondazhi që tregoi se shumica e të anketuarve donin që llogaritë e gazetarëve të riktheheshin menjëherë tha: “Njerëzit kanë folur. Llogarive që kanë dështuar për vendndodhjen time do t’u hiqet pezullimi”.