Musk kërkon të reformojë Twitter, BE e rikujton: Ne kemi rregulla

Bashkimit Evropian tha se Elon Musk mund ta përshtatë Twitter-in ashtu siç dëshiron pasi të blejë faqen e mediave sociale.

BE paralajmëroi miliarderin se blloku ka rregulla strikte për platformat online për të trajtuar përmbajtjen e paligjshme.

“Do të jetë në dorën e Twitter që të përshtatet me rregullat tona”, tha Thierry Breton, një zyrtar i BE-së.

“Unë mendoj se Elon Musk e njeh Evropën shumë mirë. Ai e di shumë mirë se ne kemi disa rregulla për industrinë e automobilave dhe ai e kupton këtë. Pra, në Evropë, për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe për të mbrojtur individët, çdo kompani do të duhet të përmbushin këtë detyrim”.

Musk, personi më i pasur në botë, e quan veten mbrojtës së fjalës së lirë dhe ka kritikuar moderimin e Twitter-it të një platforme me ndikim jashtëzakonisht të madh që është e populluar nga miliona përdorues dhe liderë globalë.

BE ka rregulla sipas të cilave përmbajtja e ndaluar jashtë linje është gjithashtu e ndaluar në internet, tha Breton.

Rregullat e reja ndalojnë reklamat që synojnë fëmijët ose të bazuara në fe, gjini, racë dhe opinione politike.

Kritikët e marrjes së Twitter nga Musk kanë frikë se kjo do të nënkuptojë më pak moderim dhe rivendosje të individëve të ndaluar, përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Breton tha se nuk kishte ndërmend të ndërhynte në çështjen e Trump, sepse çështje të tilla tani do të rregulloheshin në Evropë dhe bordet e kompanive nuk do të kishin fjalën e tyre.