
Muralja shqiptare “Perceptimi 2,0” pjesë e 100 më të mirave në botë
Prej 6 vitesh tashmë ne Tiranë mbahet mural fest, në kryeqytetin shqiptar organizohet “Mural Fest Tirana”, një prej festivaleve më të veçanta të artit, i cili sjell një numër të madh artistësh të paktë të këtij lloji në vend. Kjo traditë është nismë, e drejtorit të Agjencisë së Dekorit, Henril Çule, kuruar nga piktori dhe artisti shqiptar, Helidon Haliti. Mural fest është një nga aktivitetet më atraktive të artit pikturik të eksterierit që zhvillohet përgjatë vite të fundit. Mes shumë artistëve ai ka përzgjedhur vetëm disa më të mirët të cilësuar prej tij në vende të ndryshme të botës dhe që kanë arritur shumë sukses.
Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur tashmë ndër 100 më të mirat e botë! Muralja me titull “Perceptimi 2,0” realizuar nga artisti zviceran Fabian Bane, ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe tashmë është në garë për vendin e parë, si muralja më e mirë në gjithë botën.
Për kuratorin Helidon Haliti ky është një art që i duhet Shqipërisë prandaj të gjithë artistët janë të përzgjedhur me shumë kujdes nga ai mes qindra të tjerëve. Përveç kësaj nuk mungon edhe mesazhi i tij për të rinjtë që duan të jenë pjesë e edicionit të radhës të mural fest.
Street Art Cities platforma globale me misionin për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë tashmë ka përzgjedhur 100 muralet më të mira dhe ka hapur votimin për fituesin. Pjesë e kësaj platforme janë 1100 qytete nga 93 shtete me mbi 40 mijë vepra arti, ndër to edhe muralja shqiptare “Perceptimi 2.00”.