
Mundësitë e Donald Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën
Në historinë e garave presidenciale Amerikane, asnjë president pas një disfate në zgjedhje, nuk ka rikandiduar për një mandat tjetër. A mundet Trump të thyejë këtë trend dhe të rimarrë Shtëpinë e Bardhë?
Këto janë disa nga faktorët pse Trump mund të rikthehet si President i Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024-ës.
GOP: Republikanët duken të favorizuar në garën për Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022, gjë për të cilën Trump në mënyrë të pashmangshme do të marrë disa merita, duke gjeneruar kështu edhe më shumë entuziazëm për kandidaturën e tij të mundshme në 2024 në bazën republikane.
Aktualisht Trump gëzon mbështetje më të madhe në krahasim me kandidatët e tjerë republikan në garën për nominim presidencial. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të Harvardit CAPS-Harris, 47% e votuesve të Konventës Republikane do të mbështesnin Trump – 37 pikë më shumë se konkurrenti i tij më i afërt, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis. Shumica e republikanëve që përflitet se po shqyrtojnë një ofertë në vitin 2024, tashmë janë zotuar të mbështesin Trump nëse ai kandidon.
Për më tepër, në një kuptim më të gjerë, Partia Republikane vazhdon të mbetet partia e Trump. Senatori republikan Lindsey Graham e përshkroi epërsinë e Trump në GOP: “A mund të ecim përpara pa Presidentin Trump? Përgjigjja është jo”, tha Graham në një intervistë. Në një deklaratë të veçantë, ai e quajti Trumpin “republikanin më të popullarizuar në vend”.
Sfida e COVID: Situata e vështirë e pandemisë është kthyer në një çështje thellësisht të politizuar dhe ishte një ndër çështjet më të diskutuara në garën e kaluar presidenciale. Pakënaqësitë në menaxhimin e krizës mund të përkthehet në mbështetje për Trump nëse ndërtohet platforma e duhur elektorale.
Ekonomia: Rreziku i inflacionit që kërcënon ekonominë amerikane pritet të jenë faktorë kyç në pakënaqësitë ndaj Biden. Rritja e pabarazisë sociale dhe vështirësitë ekonomike që përballen familjet amerikane pritet të jenë shkaktorët kryesor të humbjes së popullaritetit të Biden. Sipas sondazheve 42% e Amerikaneve shprehin mbështetje për Presidentin aktual Biden, ndërsa 51% e tyre nuk e mbështesin.
Gara Presidenciale e 2024 pritet të jetë e ethshme mes Demokratëve dhe Republikanëve. Mbetet për tu parë nëse Trump do të zyrtarizojnë kandidaturën për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë.