Muaji nis me temperatura të larta, tabela me parashikimin e motit

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen duke u shfaqur edhe në zonën e ulët, por në zonat malore Veriore do të krijojnë mundësi për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

*Tibo News