
Moti sot: Nuk priten reshje, por ja si do luhaten temperaturat
Sipas MeteoAlb: Do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që kthjellimet të jenë dominante, por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por konstante mbeten në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
*Tibo News