Moti i kthjellët deri në mesditë, çfarë pritet në pjesën e dytë të ditës?

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës, shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit POR pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjelle vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në ekstremin Jugor si edhe zonat Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit në zona të izoluara të Juglindjes. Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rritem lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.