
Moti i keq rrezikon fluturimet e festave në SHBA
Një stuhi masive dëbore pritet të prekë pjesën më të madhe të SHBA-ve dhe diçka e tillë ka gjasë të sjell anulim të mijëra fluturimeve në prag festash për qytetarët amerikan.
Sinoptikanët kanë deklaruar se dita e Krishtlindjeve mund të jetë një nga më të ftohtat që është regjistruar ndonjëherë përgjatë viteve të fundit.
Mbi 25 shtete janë nën alarmet e motit ku mes tyre dhe Uashingtoni, Teksas dhe Florida.
Qytetarët janë paralajmëruar mbi kushtet e vështira teksa parashikohen dëme masive dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Një ciklon dëbore pritet të zbardhë disa shtete dhe do të ketë një ciklon ere me shpejtësi deri në 80km/h.
Shumica e kompanive ajrore kanë paralajmëruar pasagjerët për fluturime të vështira ose të pamundura teksa prite të ketë trazira në aeroporte.
Në disa prej shteteve prite të ketë temperatura në -30°C dhe diçka e tillë pritet të prek sektorin energjetik në Amerikë me rënien e prodhimit të gazit.
Faturat e energjisë tani më kanë nisur të shtrenjtohen.
*TiboNews