Moti i keq/ Rama: Grupet e punës janë në terren, shmangni lëvizjet e panevojshme!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq në vend, që vijon ende edhe sot.

 

“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin” – shkruan Rama në postimin e Facebook