Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve peshkuese

Për shkak të përkeqësimit të motit në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është ndaluar dhënia e lejes për mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, për datat 26-27 shtator.

Drejtuesit e këtyre mjeteve duhet të marrin masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë kësaj periudhe dy ditore.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike pritet të jetë pas datës 27 shtator.