Moti i keq në Itali/ Mbi 6 mijë turistë bllokohen për shkak të borës, humb jetën një 16-vjeçar

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëv, më shumë se 6,000 turistë dhe vendas kanë mbetur të bllokuar në rajonin Aosta Valley në veri të Italisë.

Në Alto Adige, një 16-vjeçar vdiq nga një ortek.

Ndërsa autostrada që të çon për në luginën Aosta u bllokua për shkak të një orteku. Ndërkohë, Qendra Operacionale Rajonale lëshoi ​​​​një paralajmërim për zonën përgjatë kufirit me Francën dhe Zvicrën.

Bora ka arritur lartësinë një metër, ndërsa shkollat janë mbyllur në disa zona.

Autoritetet paralajmëruan për stuhi në zona të tjera si Piemonte dhe Emilia Romagna.