Moti i keq godet Kaliforninë, përmbyten rrugët dhe shtëpitë

Moti i keq ka goditur Kaliforninë, me shirat e dendur që kanë prekur San Diegon duke përmbytur shtëpitë dhe rrugët. Shirat e rrëmbyeshëm rrëzuan pemët dhe shndërruan rrugët në lumenj.

Në Guerneville, në veri të San Franciskos, më shumë se 10 centimetra shi ranë në 24 orë, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumi, ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot.