Moti i keq godet Kaliforninë, pa fluturime dhe energji elektrike

Moti i keq ka prekur pothuajse të gjithë Kaliforninë, ku përshkak të përmbytjeve të shumta janë rrezikuar miliona jetë njerëzish.

Kjo parashikohet të jetë një nga stuhitë më të rrezikshme në historinë e Kalifornisë. Qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike  në Zonën e Gjirit, sipas Pacific Gas & Electric. Jugu është më i prekur, me rreth 106,000 familje në rajonin më të madh të San Jose që kanë mbetur pa energji elektrike. Në San Francisko rreth 5,500 familje ishin pa energji elektrike, duke e çuar totalin rajonal në rreth 900 mijë pa energji elektrike.

Guvernatori Gavin Neësom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Los Angeles, Orange, Riverside, San Bernardino, San Diego, San Luis Obispo, Santa Barbara dhe Ventura.

Gjithashtu vonesat dhe anulimet e fluturimeve kanë prekur  aeroportet kryesore të Kalifornisë.

Është hera e dytë në katër ditë që Kalifornia goditet nga stuhia. I pari mbërriti në Zonën e Gjirit të mërkurën, duke sjellë rrebeshe dhe reshje të dendura bore që ndaluan shërbimin e teleferikut të San Franciskos përpara se të zhvendosej në bregdet.