
Moti i keq ‘godet’ Haitin, 42 të vdekur
Mijëra shtëpi në Haiti janë përmbytur pas shirave të dendur gjatë fundjavës, duke lënë të paktën 42 të vdekur dhe 85 të plagosur, sipas një deklarate nga Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit të hënën.
Reshjet intensive të shiut shkaktuan vërshimin e disa lumenjve në të gjithë Haitin, të cilat nga ana e tyre shkaktuan përmbytje të shpejta, rrëshqitje gurësh dhe rrëshqitje dheu.
Mbi 13,300 njerëz janë zhvendosur dhe të paktën 11 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ekipet e reagimit emergjent dhe organizatat e ndihmës janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga përmbytjet.
Përmbytjet janë fatkeqësia e fundit që goditi një vend me infrastrukturë tashmë të dobët, i cili është goditur vazhdimisht me dhunë kriminale, trazira politike dhe fatkeqësi natyrore vitet e fundit.