
Moti i ftohtë, Veliaj fton të pastrehët në qendra sociale
Strukturat e bashkisë janë në gatishmëri për t’u siguruar një ambient të ngrohtë personave të pastrehë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi qendrën sociale “Strehëza”, ku ftoi të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të strehohen, t’i drejtohen kësaj qendre për të marrë një shërbim të specializuar.
Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që mund të hasin njerëz në vështirësi për të sinjalizuar institucionet dhe të telefonojnë në numrin e emergjencës ose policinë e shtetit.
Qendra “Strehëza” në Shkozë e ngritur prej vitit 2018 funksionon si qendër ditore për strehimin e personave që nuk kanë shtëpi dhe u sigurohet mbështetje me fjetje dhe ushqim.
*Tibo News