Moti ekstrem ‘paralizon’ Sudanin Jugor, mbyllen shkollat

Gjitha shkollat janë mbyllur në Sudan Jugor, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të nxehtit gjatë të cilave temperaturat do të arrijnë deri 45 gradë Celsius, raporton “BBC”.

Autoritetet kanë thënë se fëmijët duhet të qëndrojnë brenda dhe se moti ekstrem mund të zgjasë të paktën dy javë. Vdekjet “të lidhura me të nxehtin” janë raportuar tashmë. Banorët në disa pjesë të kryeqendrës Juba kanë mbetur të hënën pa energji elektrike, pasi i nxehti shkaktoi dëme në rrjet.

Rrugët në Juba, që është vend i rreth 400 mijë banorëve, ishin kryesisht të zbrazura pasditen e të hënës, ndërsa temperaturat arritën deri 41 gradë Celsius.

Është jashtëzakonisht herët për Sudanin Jugor-ku temperaturat arrijnë 43 gradë Celsius gjatë muajve të verës – të arrihen temperatura të larta aq herët. Fëmijët në uniforma shkollore shiheshin duke u kthyer në shtëpi, pasi shkollat ishin mbyllur.

Ministria e Edukimit, Shëndetësisë dhe Ambientit të shtunën kishte informuar se gjitha shkollat do të mbyllen nga e hëna për shkak “të rreziqeve serioze për shëndetin”.