Moti ekstrem në Britani, temperaturat shkojnë minus 13 gradë

Edhe Mbretëria e Bashkuar duket se është goditur nga i ftohti ekstrem me temperatura të cilat arrin deri në -13 gradë. Meteorologët thanë se nata e së martës është më e ftohta në 14 vite. Përshkak të temperaturave të ulta dhe dëborës së vazhdueshme janë mbyllur janë mbyllur më shumë se 100 shkolla në Skoci dhe dhjetëra në Merseyside.

Dëbora dhe shiu pritet të vazhdojnë të mbulojnë pjesët veriore të Britanisë së Madhe.

Temperaturat në Skoci pritet të shkojnë në minus 15 gradë, duke e bërë natën më të ftohtë që nga viti 2010.