Mot i paqëndrueshëm! Dita nis me diell, shi dhe rrebeshe pasdite

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë; kthjellimet do të mbizotërojnë në vend ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradulal të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat- shkurtër në pothuajse të gjithë vëndin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve meteorologjike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.