Mot i nxehtë në të gjithë vendin, ja sa shkojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i valëvë të nxehtit Afrikan në Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore Lindore si edhe pjesërisht në zonat e ulëta duke lënë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.