
Moszbatimi i masave të sigurisë cenon edhe më tej sektorin e turizmit
Pavarësisht rritjes së fluksit turistik këtë vit, masat e sigurisë për këtë sektor nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve në Shqipëri. Për zbatimin e masave të sigurisë është miratuar një VKM e posaçme për të garantuar zhvillimin sa më të suksesshëm të turizmit. Në VKM-në e miratuar në mars 2019, janë paraqitur kriteret e vendosura për mbrojtjen e sigurisë së pushuesve nga mjetet motorike. Në këtë vendim është përcaktuar qartë distanca që duhet të mbajnë motorët e ujit, motobarkat nga bregu i detit.
Por këto kritere nuk zbatohen në asnjë nga plazhet shqiptare, gjë që përbën një rrezik serioz për pushuesit shqiptarë nga Velipoja në Sarandë. Nëse shkelësit nuk dënohen me gjobë, bllokim automjeti apo procedim penal, ngjarje të tilla do të vazhdojnë të ndodhin siç kanë ndodhur vitet e kaluara.