Moska i përgjigjet SHBA-ve për raketat që do i japë Ukrainës

Rusia ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për të furnizuar Ukrainën me sisteme raketash me rreze të mesme veprimi.

Zyrtarët rusë kanë thënë se një vendim i tillë është jashtëzakonisht negativ dhe se do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë Rusi-SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka deklaruar se Moska e sheh këtë vendim amerikan tepër të rrezikshëm. Ai shton se ky është një provokim i hapur jo vetëm nga SHBA-të por nga disa vende të bashkuar në grup.

“Përpjekjet për të paraqitur vendimin si një element të ‘vetëpërmbajtjes’ janë të padobishme. Është e qartë që Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë në krye të një grupi shtetesh, janë të angazhuar në një pompim të qëllimshëm të armëve në regjimin e Kievit.”

*Tibo News