Moska i jep fund armëpushimit, vazhdon sulmet në Ukrainë

Bombardimet ruse gjatë natës në rajonet në Ukrainën lindore vran të paktën një person, pasi Moska i dha fund armëpushimit të vetëshpallur për Krishtlindje dhe u zotua të vazhdojë luftën derisa të arrijë një fitore ndaj fqinjit të saj.

Vladimir Putin urdhëroi të premten një armëpushim 36-orësh përgjatë vijës së kontaktit për të respektuar Krishtlindjet Ortodokse të Rusisë dhe Ukrainës.