
Mosdeklarimi i pagave, tatimet nisin kontrollin në media e institucione të arsimit privat
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrollet për deklarimin jo real të pagave nga kompaninë e sigurimeve, medieve dhe institucionet e arsimit privat.
Sipas analizës së thelluar të Drejtorisë së Riskut në Administratën Tatimore Plan sektorial për kontrollin e informalitetit të pagave, rezulton se krahas tregtisë dhe ndërtimit, edhe këto tre sektorë të tjerë paraqesin rrezik të lartë për evazion në paga.