
Mos u “gënjeni” nga dielli, ja zonat ku do të ketë shi gjatë ditës
Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqipëtar. Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qëndrore e Lindore të vendit tonë. Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeen kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.