Mos harroni të merrni çadrën, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar; duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e padites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjenerua rrrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër KU priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.