Mos e humbisni datën më të bukur të dekadës

Data është 22 shkurt 2022. Kur e shkruani, 22.2.22, është një palindrom, që do të thotë se lexohet njësoj ngado që t’ia nisësh. Bie gjithashtu në një ditë të martë, e cila është dita e dytë e javës.

Sot është edhe një palindrom edhe një ambigram. Që do të thotë, përveç se mund të lexohet mbrapa dhe përpara, mund të lexohet edhe me kokë poshtë.

Është data më e jashtëzakonshme në më shumë se një dekadë. Këto palindrome dhe ambigrame, supozohet të kenë ‘fuqi magjike’ për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, pavarësisht nga mosha.

Hera e fundit që pati një datë të tillë me gjashtë shifra ishte 11 nëntori 2011 (shkruar 11/11/11).