MoonPay siguron 87 milionë dollarë nga yjet e skenës botërore

Transaksionet e pagesave të kriptomonedhave MoonPay kanë mbledhur 87 milionë dollarë nga më shumë se 60 investitorë të profilit të lartë. Përfitimet filluan nga këngëtari Justin Bieber, reperin Snoop Dogg, tenistja Maria Sharapova dhe deri te aktori Bruce Willis.

Investimet janë pjesë e raundit Seria A të firmës, i cili vlerësoi kompaninë në 3.4 miliardë dollarë, tha MoonPay.

Më shumë se 600 startup të kriptove kanë parë mbi 12.5 miliardë dollarë financime të kapitalit sipërmarrës deri më tani këtë vit.

MoonPay, i cili ofron infrastrukturën e pagesave për transaksionet kripto dhe NFT (një formë e një libri digjital, pret që krijuesit e përmbajtjes të përdorin gjithnjë e më shumë NFT për të tregtuar punën e tyre dhe për t’u angazhuar me fansat.

NFT është një lloj aseti kripto që përdor teknologjinë “blockchain” për të regjistruar se kush zotëron një skedar dixhital, i cili mund të jetë një imazh, një video ose një tekst.

Investitorët e tjerë në kompani përfshijnë reperin Aubrey Drake Graham dhe shumë këngëtarë dhe sipërmarrës të fuqishëm në fushën e biznesit.