
Monika Kryemadhi, politikania ‘më gati’ për verën
Monika Kryemadhi mbetet një nga politikanet më të spikatura shqiptare. E kemi parë shpesh herë në fushata elektorale kryesisht krah të rinjve teksa iu përshtatet, duke kërcyer dhe tepër serioze kur vjen puna tek programet politike. Por përtej kësaj fushe të ndërlikuar, zonja Kryemadhi e cila me kryeneçësinë e saj nuk pranoi as të bëhej zonja e parë kur bashkëshorti Ilir Meta u emërua president, ajo gjithnjë përbën lajm. Herë kur ndryshon totalisht modelin e flokëve e herë kur shfaqet duke kërcyer me lëvizjet dhe muzikën e kthyer në trend në rrjetet sociale si TikTok. Së fundmi Kryemadhi shfaqet duke bërë palestër me trajner personal. Vera erdhi dhe me siguri këtë sezon ish ‘zonja e parë’ do të jetë në top formë. Dhe mos u justifikoni ju të tjerët se nuk keni kohë. Mund të kujdeseni për veten edhe duke qenë politikane, zyrtare, nënë e gjithçka tjetër.