Monica Bellucci dhe Tim Burton në një lidhje dashurie?

Monica Bellucci dhe Tim Burton janë fotografuar duke ecur krah për krah njëri-tjetrit, duke ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme.

Aktorja italian, 58 vjeç, dhe regjisori amerikan, 64, thuhet se kanë qenë së bashku për katër muaj, pasi u panë me njëri-tjetrin në Festivalin e Filmit Lumiere në Lyon tetorin e kaluar.

Fotografitë, të marra nga The Daily Mail, tregojnë çiftin duke ecur bashkë dhe duke dhuruar puthje në ditën e Shën Valentinit.

Ata u takuan për herë të parë 16 vite më parë, por tashmë thuhet se u ribashkuan në festivalin francez vitin e kaluar, ku Bellucci ishte mysafire nderi dhe i dha Burtonit çmimin Lumiere për arritjen e jetës në skenë.

The Independent ka kontaktuar përfaqësuesit e Bellucci dhe Burton për koment. Fansat reaguan me mosbesim ndaj këtij lajmi, me disa që shkruan në mediat sociale për të shprehur habinë e tyre për çiftin e mundshëm.

Një ndjekës kishte shpresa të mëdha për çiftin e raportuar dhe tha: “Monica Bellucci dhe Tim Burton po takohen dhe kjo është e mrekullueshme. Këtu shpresojmë që ata të bashkëpunojnë edhe në ekran. Rezultatet mund të jenë shumë interesante.”

Burton ishte më parë në një lidhje me yllin e The Crown, Helena Bonham-Carter, 55 vjeç, për 13 vite përpara se të ndaheshin në vitin 2014. Dyshja kanë dy djem, Billy, 20 dhe Neil, 16 vjeç.