Momenti kur regjisorin e ‘Black Panther’ e ngatërrojnë me grabitës banke

Regjisori i filmit të famshëm ‘Black Panther’ kaloi një situatë të sikletshme së fundmi pasi u ngatërrua me një grabitës banke. Në punën e tij duke dashur të tërheqë disa para nga llogaria bankare në SHBA, policia i vendos prangat dhe e shoqëron në komisariat.

Pamjet po xhirrojnë rrjetin e që tregojnë regjisorin 35 vjeç Ryan Coogler teksa shoqërohet nga policët. Sipas mediave rozë, ai kishte shkuar për të tërhequr 12 mijë dollarë në bankën në Atlanta.

Ndalimi i tij vjen pas dyshimeve për një tentative grabitje, pasi një nga punonjësit kishte keqinterpretuar situatën. Në reagimin e tij Coogler tha për gazetën amerikane se kjo situatë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.

Departamenti i Policisë së Atlantës publikoi videon nga incidenti. Banka e Amerikës ka kërkuar falje për situatën.