Momenti kur plazhisten e kafshon qeni dhe pse po ndodh shpesh në Australi?

Pushuesit e plazhit në një ishull në Queensland janë paralajmëruar të qëndrojnë “të sigurt ndaj dingov” pas një sërë sulmesh nga qentë e egër të Australisë.

Videoja e shpërndarë nga Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland tregon momentin kur një dingo u fut në një grup personash me bikini teksa merrnin rreze dielli në ishullin K’gari (ishulli Fraser) dhe kafshoi pjesën e pasme të një tiristeje franceze më 4 qershor. Një video tjetër nga agjencia tregon një dingo duke ndjekur një djalë dhe një burrë në plazh. I njëjti dingo që kafshoi gruan që bënte banjë dielli, ka kafshuar edhe një djalë 7-vjeçar disa ditë më parë.

Autoritetet eutanizuan dingon më 10 qershor, duke përmendur ndërveprimet negative, “me rrezik të lartë” për njerëzit.

Sipas faqes së internetit të qeverisë së Queensland, ja se si duhet të mbroni veten nga qentë e egër:

Qëndroni gjithmonë afër fëmijëve dhe adoleshentëve të rinj

Gjithmonë ecni në grupe

Kamponi në zona të rrethuara ku është e mundur

Mos vrapo. Vrapimi mund të shkaktojë një ndërveprim negativ

Asnjëherë mos i ushqeni dingot

Mbyllni dyqanet e ushqimit dhe kutitë e akullit (madje edhe në një varkë)

Asnjëherë mos ruani ushqime ose enë ushqimore në tenda dhe

Siguroni të keni larguar të gjitha mbeturinat, peshqit dhe karremin.