Mollët mbeten stok, fermerët e Maliqit ngrihen në protestë

Fermerët e fushës në Maliqit kanë dalë në protestë për shkak të mollës që ka mbetur stok. Fermerët dhe grumbulluesit po protestojnë në aksin Korçë – Pogradec. Për disa minuta është bllokuar një sens lëvizje në këtë aks rrugor, në fshatin Pirg.

Sipas tyre, situata është tepër e vështirë pasi një pjesë e mirë e prodhimit ka mbetur pa shitur, për shkak se mollët që vijnë nga importi janë me çmim më të ulët.