AlbanianEnglish

Moderatorja që ‘gati vdiq’ gjatë ndërhyrjes në të pasmet

Ylli i “Love Island”, Anna Vakili ka zbuluar historinë e tmerrshme pas operacionit të saj të dështuar për zmadhimin e të pasmeve, që e la atë të shtrirë në dysheme mes “gjakut në dhomën e hotelit”.

Moderatoja dhe influencuesja e rrjeteve sociale, kishte kryer një operacion plastik në të pasmet e saja që dukej i suksesshëm dhe ajo ndjehej e kënaqur. Megjithatë, kur Anna dhe motra e saj Mandi fluturuan në Turqi për një procedurë të dytë, rezultati ishte pothuajse fatal.

Duke folur në podcast-in e tyre të përbashkët ‘Sisters in the City’, Anna shpjegoi: “Një operacion brazilian i të pasmeve është një transferim dhjami ku ata marrin yndyrën nga pjesët e tjera të trupit tuaj dhe e vendosin atë në të pasmet tuaja. Kur e bëmë për herë të parë, ishte shumë mirë. Shkuam në një vend shumë të mirë në Londër, një kirurg me reputacion.”

Anna tha se nuk u pendua për herën e parë pasi e kreu si procedurë që të fshinte pasiguritë e saja, por motra e saj u shpreh se ndoshta kanë shkuar shumë larg.

“Ne përfunduam si Frankenstein. Herën e dytë, kërkuam për një opsion më të lirë, kështu që shkuam jashtë vendit. Por në përgjithësi, nëse është i lirë, është i lirë për një arsye.” ka thënë Mandi.

Duke e zgjeruar historinë e tmerrshme, Anna tregoi se si herën e dytë zgjodhën Turqinë për të kryer procedurën.

“Pas operacionit tonë, brenda një ose dy ditësh, ne ishim në hotel gati duke vdekur në dysheme me gjak në të gjithë dhomën. Ishte si një skenë vrasjeje. Të fashuara, të gjakosura, ishte si një film horror.” ka vazhduar më tej moderatorja.

Në përfundim të tregimit të tyre ‘paralajmërues’, ylli i ‘Love Island’ tha: “Shumë njerëz vdesin. Është një nga procedurat kirurgjikale më invazive, një nga më të komplikuarat dhe të rrezikshmet, kështu që mos e merrni vendimin me lehtësi.”

Duke postuar në Instagram të martën, Anna ndau një tjetër paralajmërim për këdo që mendon për një operacion.

Ajo theksoi “presionin e vazhdueshëm” me të cilin përballemi në përditshmëri nga të tjerët, duke shtuar se të gjithë duhet të bëjnë gjithçka që i bën të lumtur për sa kohë ata e bëjnë atë për veten e tyre.

You don't have permission to register