
Modelet e këpucëve që do dominojnë vjeshtën e dimrin e ardhshëm
Ndër aksesorët që dominuan sfilatat e grave në Milano për dimrin e ardhshëm, këpucët u komfirmuan si protagoniste të padiskutueshme, gati për të diktuar tendencat e reja.
Siç e kemi vënë re tek çantat, edhe për këpucët vërejmë një rikthim të klasikes, me elementë të kohëve të sotme.
Modeli klasik zë sërish pjesën më të madhe të modeleve. Stili balerinë dhe Mary Jane janë më pak të ‘prekurat’ të stilit ‘baby’.
Çizmet shumë të larta dhe me detaje të veçanta konfirmohen si një tjetër must-have dimërore. Janë të shumta modelet slingback por edhe rikthimi i ‘përjetshëm i sabot’. Ka edhe shumë sandale, por mbi të gjitha ngjyra dhe taka: nga ato të gjera komode tek ato më të hollat, deri tek ato skulpturore që kemi mësuar të duam vitet e fundit. Pa harruar anën argëtuese që janë padyshim, këpucët ‘pelush’.
Ngjyrat variojnë nga e zeza në të kuqe por ka dhe shumë modele me ngjyra laminate. Materialet janë lëkurë shumica prej tyre dhe me shumë detaje. Nëse doni të jeni akoma më shumë afër me modën, mund t’i kombinoni me geta me ngjyra.
*Tibo News