
Mjeshtri i madh, Birçe Hasko vlerësohet me titullin akademik “Honoris Causa”
Mjeshtri i Madh, aktori i mirënjohur shqiptar Birçe Hasko, u vlerësua me titullin akademik “Honoris Causa” nga Universiteti i Arteve.
Që mbas diplomimit ai mbahet pedagog dikur në Institutin e Lartë të Arteve edhe sot jep lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” .
Në teatër ka interpretuar mbi 12 role.
Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.
*Tibo News