Mjeku Vasil Llajo flet për situatën pandemike duke e cilësuar si një koktej virusesh

Në vitin 2020 botë u përball me një pandemi, e cila do të ndryshonte të gjithë konceptet për gjithçka që ekzistonte dhe mënyrën sesi ato funksiononin. Mjeku anestezist Vasil llajo tregon sesi kjo pandemi e shuar tashmë vijon të shfaqet sërish në periudha të caktuar të vitit me mutacione të ndryshme të virusit.

Sipas mjekut Llajo aktualisht në botë dhe në Shqipëri  qarkullojnë disa lloje të ndryshme virozësh, të cilat kryesisht prekin fëmijët e vegjël duke u shfaqur në formën e infeksioneve respiratorë.

Kjo situatë virusesh e cila duket sikur ka pushtuar të gjithë popullatën, do të kalojë dhe nuk do të zgjasë shumë gjatë për të gjithë ata persona që tashmë  janë të vaksinuar dhe gëzojnë imunitet të plotë shprehet mjeku LLajo.

Dhe pse jemi akoma në dimër dhe në një situatë virozësh me pak vigjilencë, kujdes personal dhe higjienë të pastër mund të arrijmë që kjo situatë të kalojë dhe të mos na prek në shëndet.