AlbanianEnglish

Mjeku shpjegon pse nuk duhet të pini kafe sapo zgjoheni

Shumë njerëz sa zgjohen në mëngjes e kanë mëse të nevojshme të konsumojnë kafe. Por sipas mjekëve ky zakon nuk është i shëndetshëm. Dr Karan Raj, u shfaq në Morning Live të BBC-së ku u kërkoi njerëzve që të ndalonin pirjen e kafesë sapo të zgjoheshin.

“Mos pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar”, tha ai.  “Trupi juaj ju zgjon natyrshëm me kortizol, ju merrni një rritje të kortizolit në mëngjes. Pijeni kafenë më vonë, kur nivelet e kortizolit dhe nivelet tuaja të energjisë ulen, në mënyrë që të merrni një rritje të kafeinës atëherë dhe do të jetë më mirë.”, shtoi më tej doktori.

Doktori tregojë edhe për tre gabime tëb tjera që njerëzit bëjnë në mëngjes, përveç kafesë. Ai tha se nuk duhet ta shtyni asnjëherë alarmin dhe ta kontrolloni telefonin sapo zgjoheni.

“Ju shtypni butonin “Snooze”. Kjo e bind trupin tuaj se po hyni në një cikël tjetër gjumi, duke bërë që të lironi hormone që nxisin gjumin.

“Pastaj kur ngriheni nga shtrati, ndiheni të lodhur për orë të tjera.”, tha ai.

You don't have permission to register