
Mjekët tregojnë arsyet përse nuk duhet ta mbani teshtimën
Më shumë se një e treta e femrave e mban teshtimën për arsye edukate. Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri. Por, gabim nga këndvështrimi mjekësor.Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush teshtin me një ‘apshu’ të fortë, shporr mikrobet nga hunda.Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset lëshohen si raketë për disa metra në dhomë. Fatkeqësisht, kalimi i një viroze nuk të bën imun ndaj të tjerave.
Ka rreth 200 viruse të ndryshme, të cilat konsiderohen si shkaktar sëmundjesh. Nëse trupi sapo ka luftuar me sukses një virus, mundet që teorikisht, të ndjekë menjëherë një infeksion tjetër me një lloj tjetër virusi.Mbrojtja më e mirë nga riinfektimi është forcimi i sistemit imunitar. Dhe kjo arrihet me anë të një ushqimi të pasur me vitamina dhe sa më shumë lëvizje.