AlbanianEnglish

Mjekët e rinj refuzojnë të bëhen mjekë familje

Mjekët e rinj po refuzojnë të specializohen për mjek familje, urgjence, toksikologë apo në shëndet publik.

Në tre vitet e fundit, kuotat e hapura nga Ministria e Shëndetësisë në këto degë digjen totalish ose në rastin më të mirë ato zgjidhen nga 1 apo 2 mjekë.

Mjeku i familjes, i konsideruar degë prioritare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ofron dhe pagesë për specializantët është përzgjedhur vetëm nga një mjek.

29 kuotat e tjera digjen si çdo vit e duket se ndikim ka specializimi. Nëse mbaron mjekësi të përgjithshme mund të punosh si mjek familje.

Këtë vit, të paplotësuara kanë mbetur edhe kuotat për mjek alergolog, anestezist, gastrohepatolog, pediatër apo infeksionist.

Ndërsa Kardiologjia, ORL, obsteter gjinekolog apo dhe endokrinolog janë disa nga degët ku prej tre vitesh kuotat plotësohen 100%.

*Tibo News

You don't have permission to register