Mjekët britanikë tregojnë rastin e rrallë të pacientit, 505 ditë me Covid

Mjekët në Britani besojnë se kanë dokumentuar infeksionin që ka zgjatur më shumë për shkak të Covid.

Bëhet fjalë për një pacient që kanë trajtuar, të cilit infeksioni i Covid i ka zgjatur më shumë se 16 muaj, ose 505 ditë në total.

Pacienti fatkeqësisht vuante nga sëmundje të tjera dhe ndërroi jetë në spital në vitin e kaluar. Mjekët thonë se infeksione kaq të gjata janë shumë të rralla.

Shumica e njerëzve e zhdukin natyrshëm virusin, por pacienti në fjalë kishte një sistem imunitar të dobësuar.

Infeksione të tilla kronike kanë nevojë për studim të thelluar, për të përmirësuar të kuptuarit tonë për Covid-in dhe rreziqet që ai mund të sjellë.

Pacienti u infektua për herë të parë me Covid në fillim të vitit 2020. Ai përjetoi simptoma dhe infeksioni u konfirmua me një test PCR.

Mjekët në Londër referuar analizave të detajuara laboratorike zbuluan se pacienti përjetonte të njëjtin infeksion (pra Covid) në mënyrë të vazhdueshme, në periudha të shkurtra të përsëritura.

Edhe pse mori kurë anti-virale, asnjë ndryshim nuk pësonte organizmi i tij.

Shqetësimi i mjekëve është se infeksione të tilla të zgjatura, mund të shkaktojnë variante të tjera të Covid, që mund t’u rezistojnë mjekimeve.

*Tibo News