Miti për sytjenat dhe çfarë ndodh nëse nuk i vesh më

Le ta pranojmë. Nuk ka gjë më të sikletshme sesa sytjenat. Pavarësisht materialit të mirë, markës dhe masës që na përshtatet më mirë, sytjenat të marrin frymën dhe sa keq (jo gjithmonë) për ata që kanë numër të madh. Pesha që rëndon dhe rripat që të shtrëngojnë, e sidomos në verë në temperatura të larta që bëhen më bezdisëse dhe shkak për djersitje të tepërt.
Dhe meqë jemi tek ankesat, a keni menduar ndonjëherë të mos i vishni fare?

Ja çfarë do të ndodhte nëse do të bënit pikërisht këtë, sipas ekspertëve.

Phoebe Kunitomi, themeluesja e Okko – një markë e veshjeve intime thotë se ndërsa heqja e sytjenave mund tju dhurojë lehtësim, heqja e tyre tërësisht dhe mos mbajtja mund të jenë të dhimbshme për gjoksin, nëse futeni tek masat e mëdha.

Megjithatë, ekspertja thotë se pavarësisht madhësisë, heqja e sytjenave përgjithmonë mund të sjellë një sërë përfitimesh të mëdha:

Ndërsa fillimisht mund të ndiheni sikur ju mungon diçka, kjo ndodh sepse muskujt nuk janë mjaftueshëm të fortë për të ofruar mbështetje të fortë.

Por me kalimin e kohës trupi juaj natyrshëm fillon të suportojë dhe të mbështesë ashtu si duhet gjoksin.

Ja disa gjëra që mund të përjetoni nëse hiqni dorë njehrë e mirë nga sytjenat:

1. Forma më e mirë e gjoksit dhe ton muskulor

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm se gjoksi juaj do të ulet ose bjerë me kalimin e kohës nëse nuk vishni sytjena.

Por Sekhon argumenton se, në fakt, veshja e sytjenave mund të çojë në plogështi, pasi muskujt që mbështesin gjoksin tuaj bëhen ‘dembelë’ me kalimin e kohës.

“Gratë që kanë kaluar periudha të gjata pa veshur sytjena shpesh raportojnë se kjo e bën gjoksin e tyrë më të fortë, me formë më të rrumbullakosur me kalimin e kohës.

Dhe në fakt ka kërkime për ta mbështetur këtë rezultat.

Një profesor i Universitetit të Franche-Comté, Jean-Denis Rouillon, kreu një studim 15-vjeçar i cili ekzaminoi mbi 300 zakone të grave për të veshur sytjena.

Hulumtimi i tij zbuloi se mosmbajtja e sytjenave në të vërtetë e bënte gjoksin e gruas më të fortë sepse shumë inde muskulore u rritën duke siguruar mbështetje natyrale.

Doktor Sekhon paralajmëroi se mund të duhen një ose dy muaj që gratë të mësohen pa sytjena fare, pasi duhet të rindërtohen dhe forcohen muskujt e gjoksit, kështu që javët e para prisni më shumë tendosje të shpinë, veçnërisht nëe keni gjoks të madh.
Në rastet kur kryeni aktivitet fizik si vrapimi i moderuar ose i shpejtë apo ushtrime si kardio, janë të këshillueshme bustet e llastikut ose kanotjeret e shkurtra të gomuara për të mbajtur gjoksin në formën dhe peshën e duhur si dhe përf të mos ndjerë peshën dhe rëndesën.