
Mitet për frutin e preferuar të verës
Në këto ditë të nxehta, shalqiri është padyshim “gjetja e paqes”, sepse është freskues dhe ndihmon në shuarjen e etjes.
Shalqiri përveçse i ëmbël, ka një numër të madh vitaminash dhe mineralesh, pak kalori dhe i pasur me ujë.
Pavarësisht të njohurit për vetitë e mira, ndodh që të lidhet me mite të cilat realisht nuk kanë të bëjnë me të.
Ne do t’ju njohim me disa prej tyre.
- Shalqiri shëndosh
Ky mit mbase lidhet edhe me sasinë e sheqerit që përmban, prandaj është e rëndësishme të mos e abuzoni me konsumimin e tij.
Ju duhet ta merrni në masat e duhura, njësoj siç duhet të veproni me çdo ushqim tjetër.
- Shalqiri me plasaritje është i prishur
Ky është një mit i radhës, i cili nuk lidhet shumë me frutin.
Arsyeja e këtij fenomeni nuk është ende i qartë, megjithatë ekspertë të fushës thonë se mund të jetë problem i një pllenimi jo të plotë.
Pra, përveç pamjes nga jashtë, shalqiri me plasaritje është i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm.
- I vështirë për t’u tretur
Përmbajtja e ujit tek shalqiri është 95% dhe në rastet kur konsumohet pas vaktit, sjell ngopje më të shpejtë.
Në fakt idea e vështirësisë në tretje, nuk lidhet me frutin, por me mënyrën që zgjidhni ta konsumoni.
Për të shmangur çdo problem, konsumoni nga pak shalqi mes vakteve, jo pas tyre.
- Shalqini pa fara është OMGJ (Organizma të modifikuar gjenetikisht)
Duke qenë se jemi mësuar të shikojmë që çdo shalqi është me fara, kur shikojmë që ka dhe pa fara, na shkon mendja se mund të jetë i modifikuar gjenetikisht.
Në fakt, mungesa e farave tek shalqiri ndodh për shkak të poliploidit.
Ky mund të jetë fenomen i natyrshëm ose edhe si pasoje e modifikimit gjenetik, megjithatë, nuk futet në listën e produkteve OMGJ të ndaluara.