Mitet për bukurinë që i keni besuar… por kot!

Veçanërisht gratë shpenzojnë shumë kohë për të trajtuar veten e tyre, duke u kujdesur për lëkurën, fytyrën dhe look-un. Shumë para shpenzohen për kremra, maska e trajtime për rrathët poshtë syve, apo shishe me vajra e shampo për t’u dukur akoma më mirë.

Mitet që lidhen me bukurinë dhe kujdesin ndaj vetes na kanë shoqëruar thuajse gjithë jetën, por a janë të vërteta? Sa duhet t’u besojmë? Lexoni disa prej miteve që i kemi besuar, por më kot.

Me të zeza dukesh më e dobët

Po sikur të jetë efekti i kundërt? E zeza mund t’ju bëjë të dukeni më të mëdhenj në trup nga ç’jeni. Të tjerët që ju shohin mund të mendojnë se po përpiqeni të fshihni kilet. Për më tepër ata që janë të mbushur dhe veshin të zeza për të mos u dukur, drita e diellit mund të mos jetë edhe aq ndihmë. Ndaj mos mendoni, thjesht  vishuni si të ndiheni më mirë.

Kremi i diellit me SPF të lartë

Nëse mendon se kremi i diellit me SPF 50 nuk të lë të djegësh lëkurën e fytyrës mendon gabim. Kjo pasi kremi nuk zgjat shumë. Faktori mbrojtës nuk ka rëndësi fare, por për të patur lëkurë të shëndetshme shmangni rrezet e forta të diellit dhe aplikoni kremin mbrojtës çdo dy orë.

Aknet

Do mbusheni me akne nëse prekni dhe e shtrydhni një. Por e vërteta është se nëse i ngacmoni pa e tepruar mund të pastroni lëkurën duke i sjellë përfitime. Por duhet të dini se si të largoni aknen nga lëkura. Gjatë këtij procesi duhet të përdorni garza të sterilizuara.

Larja e flokëve çdo ditë

Nuk është e vërtetë që dëmton flokët, përkundrazi i mban të shëndetshme. Por është produkti ai që ndikon në shëndetin e flokëve. Në fakt, gjithçka varet nga lloji i flokut dhe aktiviteti ditor që keni. Herë tjetër mos fajësoni dushin por gjeni shampon e duhur.