Mitet mbi aknet, që duhet të rrezohen

Tradicionalisht është mësuar që aknet të konsiderohen si çrregullim që prekin adoleshentët, por shpesh ndodh të vazhdojë edhe në moshën madhore.

Kur bëhet fjalë për lëkurën e prirur ndaj akneve, ndonjëherë shfaqen indikacione kontradiktore ose mbeten disa gjëra të zakonshme.

Maria Vastarella, dermatologe dhe mjeke estetike, hedh poshtë mitet më të dëgjuara dhe sugjeron disa këshilla “miqësore” për lëkurën.

 

  • Ekspozimi në diell ndikon në përmirësimin e akneve?

Në fakt jo tamam.

Dielli, falë veprimit të tij antibakterial dhe imunomodulues, redukton fillimisht lezionet inflamatore të akneve me një përmirësim gjatë stinës së verës.

Megjithatë, përcakton gjithashtu një rritje të prodhimit të radikaleve të lira dhe hiperproliferim të keratinociteve, me pasojë përkeqësimin e problemit në muajt e dimrit.

 

  • Personat me akne nuk mund të bëjnë grim?

Jo.

Aknet kanë ndikim në cilësinë e jetës së njerëzve që vuajnë prej tyre.

Kamuflimi dhe për këtë arsye grimi, është thelbësor për të fshehur shenjat, duke i lejuar personit të ndihet gjithmonë në mënyrën më të mirë, edhe me lëkurë të prirur ndaj akneve.

Në të njëjtën kohë, duhet të preferohen produkte specifike pa vaj dhe jo komedogjene.

 

  • Çokollata sjell akne?

As kjo nuk është e vërtetë.

Nuk është vetë çokollata ajo që shkakton aknet, përkundrazi është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje konsumit të produkteve të qumështit dhe ushqimeve me një indeks të lartë glicemik.

Kakao ka një efekt të fortë pozitiv në humor dhe shpesh përdoret si qetësues i stresit.

Konsumimi i një cope çokollatë të zezë (75%) herë pas here mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë menjëherë.

 

  • Hidratuesit nuk mund të përdoren nëse keni akne?

Mit i pavërtetë.

Edhe lëkura e prirur ndaj akneve ka nevojë për hidratim, pasi trajtimet e akneve shpesh mund ta thajnë lëkurën së tepërmi, ndaj është mirë të preferoni një hidratues me bazë uji të pa pasuruar me vajra.