
“Miss Shqipëria”, ndërthurja e bukurisë, inteligjencës dhe promovimit të trashëgimisë
Miss Shqipëria e ka nisur rrugëtimin mes hijes së rëndë të një periudhe jo të lehtë, pas shijes që linte viti 1997, por pavarësisht kësaj ishte shpresëplotë se do kurorëzohej si një event plot shkëlqim. E në fakt pikërisht kështu ndodhi.
Bukuroshet e Miss Shqipëria në vite, personazhe të njohura të botës së artit kanë kaluar në tapetin e kuq në Tiranë për të rrëfyer 25 vitet e garës së bukurisë shqiptare.
Producenti dhe regjisori Petri Bozo thekson se eventi ndërthur bukurinë, inteligjencën, por edhe promovimin e trashëgimisë së vendit.
Kurora e Miss Shqipërisë është emocion, por është akoma më e veçantë të mbash stafetën dhe të vendosës një standard. Më e bukura e parë ishte Aldona Elezi, bukuroshja që rrëmbeu kurorën e vitit 1998.
Hygerta Sako, pjesë shumë e rëndësishme e familjes së “Miss Shqipëria” që nga fillimet, s’kishte si t’i mungonte eventit ku edhe tregoi për Tibo News pak nga fillimet e saj.
Sot emër shumë i lakuar në show bizin shqiptar, Çiljeta Xhilaga ishte një nga ato vajza që u rrit në familjen e Miss Shqipëria, jo vetëm në vite, por edhe në karrierë.
Bukuroshja që mban kurorën e vitit 2022, Drita Ziri u shpreh se është një nga gjërat më të bukura pasi të jep mundësinë të tregosh versionin më të mirë tëndin si dhe të mëson shumë$ka.
Trampolinë ka qenë edhe për Dritën ku përveç projekteve mbi modelingun, kjo eksperiencë i hapi dyer edhe në moderim.