
Misioni special i NASA-s që pritet t’i ndryshojë trajektoren asteroideve
Në nëntor të vitit 2021 një sondë hapësinore e NASA-s u lëshua nga Kalifornia për të realizuar një eksperiment madhor. Synimi i sondës së quajtur DART është përplasja me një asteroid dhe vëzhgimi i pasojave nëse mundet apo jo t’i ndryshohet trajektorja.
I zbuluar në vitin 2003 plot 11 milionë kilometra larg Tokës, asteroidi Dimorphos ka një diametër prej 160 metrash.
Sonda e NASA-s pritet ta godasë gjatë muajit shtator 2022. Por vetë Dimorphos rrotullohet rreth një asteroidi më të madh të quajtur Didymos, të cilit nuk i dihet përbërja apo forma e aq më shumë ndikimi që mund të ketë nëse Dimorphos ndryshon lëvizje dhe përplaset me të.
Përplasja e DART do të vëzhgohet nga larg prej një sateliti të vogël. Shkencëtarët besojnë se asnjë prej 27,500 asteroidëve të zbuluar rreth Tokës nuk paraqet rrezik për planetin tonë, megjithatë ata janë të vetëdijshëm se deri më tani kanë zbuluar vetëm 40% të gjithë asteroideve që kanë diametër më të mëdha se 140 metra.
NASA shpreson të marrë të dhëna të rëndësishme nga ky eksperiment në mënyrë që të ndërtojë më pas një plan konkret emergjence për rastet kur një asteroid i rrezikshëm mund të pikaset në të ardhmen.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP/TIBO-News.